Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:

Lajmet e fundit

19/04/2024
Koha për spektakël në gjysmëfinale

FBK

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit.

Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që u rënditën më lartë dhe ku katër skuadra do të luftojnë për trofeun e çmuar.

Peja dhe Golden Eagle Ylli kishin pikë të barabarta pas 28 xhirosh, por pejanët ishin më të mirë në ndeshjet direkte. Dy skuadrat verdhezi kishin nga 19 fitore e nëntë humbje.

Kampionët kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar edicionin e kaluar, derisa therandasit ta rikthejnë pasi ishin shpallur kampionë në dy edicionet paraprake. Ylli në çerekfinale të “Play-off”-it kishte mundur Bashkimin 2:0 për të depërtuar në gjysmëfinale, ku pritet super përballje.

Gjysmëfinalja tjetër pritet të jetë edhe më e zjarrtë mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Mitrovicasit e përfunduan edicionin në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit u renditën në vendin e katërt me 16 fitore e 12 humbje, kurse në çerekfinale eliminuan Vëllaznimin 2:1. ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike, duke e kërkuar trofeun e katërt për këtë edicion, kurse prishtinasit së fundi fituan në Ligën Ballkanike, duke kërkuar titullin të rikthehet në kryeqytet.

Në katër sfidat e Prince Caffe Superligës, në këtë edicion ka fituar Trepça, ashtu si edhe në finale të Kupës, Superkupës dhe gjysmëfinale të Ligës Unike.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.  

Gjysmëfinalet 1

E shtunë

17:15 Peja - Golden Eagle Ylli

E diel

19:00 Trepça - Sigal Prishtina

19/04/2024
Basketbollisti i Kosovës, Gëzim Morina ndan përvojën e tij me fëmijët e Programit “Sport në Shkolla”

FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës (FSSHRK) kanë vazhduar me vizita në shkolla, po është duke u zhvilluar Programi i rëndësishëm “Sport në Shkolla”

Kësaj radhe është vizituar Shkolla “7 Marsi” në Therandë.

Në vizitë ka qenë edhe basketbollisti i Kosovës dhe kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina.

Ai ka ndarë përvojën e tij me fëmijët e Programit, si dhe duke treguar se sa e rëndësishme për fëmijët të merren me basketboll.

Morina gjithashtu ka qenë basketbollist në Slloveni, derisa me Yllin është shpallur dy herë kampion i Kosovës, si dhe fitues i Ligës Unike.

Fëmijët kanë pasur rastin të pyesin për karrierën e Morinës dhe pyetje të ndryshme për basketbollin.

Në vizitë kanë qenë Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK së bashku me Arbisa Shefkiun, koordinatore e programit nga FSSHRK.

"Sporti në Shkolla" është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.

Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3x3 dhe Federata e Shahut të Kosovës.

18/04/2024
Bardhekaltrit në gjysmëfinale

SUPERLIGA E MESHKUJVE

Sigal Prishtina kompleton katërshen gjysmëfinaliste të “Play-offit”, pasi fitoi ndeshjen e tretë çerekfinale ndaj Vëllaznimit me rezultat 83:73 (33:19, 15:16, 14:21, 21:17).

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë me seri 7:0 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, për tu shkëputur në fund dhe për të fituar këtë pjesë 33:19. Megjithatë, periudha e dytë ishte më e barabartë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 48:35.

Por, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë afruan shifrat në 53:48, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:56. Në dhjetë minutat e fundit, përkundër tentimeve nga mysafirët, bardhekaltrit ruajtën epërsinë dhe triumfuan me dhjetë pikë dallim, 83:73.

Më i miri te Sigal Prishtina ishte Diamond Stone me 28 pikë e 11 kërcime, derisa te Vëllaznimi më i miri ishte Myreon Jones me 22 pikë.

Sigal Prishtina në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepçën, ku mitrovicasit kanë përparësinë e terrenit vendas, derisa gjysmëfinalja tjetër është Peja-Golden Eagle Ylli, duke premtuar spektakël të basketbollit. 

18/04/2024
ZYRTARE: Viktor Kovac në cilësinë e përzgjedhësit të Përfaqësueses A Femrat të Kosovës

FBK

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 31 të rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të emërojë trajnerin Viktor Kovac në cilësinë e përzgjedhësit të Përfaqësueses A Femrat të Kosovës.

Viktor Kovac është trajner nga Kroacia dhe me përvojë të madhe në kampionatin kroat, ndërsa ka qenë edhe përzgjedhës i Kombëtares së Kroacisë (F), kurse së fundi ai e ka udhëhequr KBF Bashkimin në stolisjen me titullin e kampionit për edicionin 2022/23 dhe 2023/24 në Superliga Femrat, si dhe triumfin në Kupë dhe Superkupë në dy edicionet e fundit.

Viktor Kovac do të udhëheq Përfaqësuesen A Femrat të Kosovës në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të organizohet në Prishtinë prej 25 deri më 30 qershor 2024.

40

Lojë

9

Fitore

31

Humbje

Highlights

Statistikat e lojtarëve për xhiron e 28 në Prince Caffe Superliga

# Lojtari Minutat e luajtura Pikët e shënuara Kërcime Asistime Indeksi
1 Arian Azemi 40 41 9 7 46
2 Isaiah Kelly 28.98 29 16 3 33
3 Urim Zenelaj 18.58 12 11 3 24
4 Jalen Ray 33.08 21 5 5 22
5 Jordan Dallas 25.61 16 6 1 19
Statistics powered by Genius Sports

Na ndiqni në rrjetet tona sociale